Kosovares që jeton në Austri i dalin telashe me biletën që e bleu për ta takuar të fejuarin në Kosovë

Në fund të korrikut të vitit 2021, ajo kishte rezervuar prapë për të udhëtuar për në Kosovë. Si zakonisht, ajo bleu biletën vajtje-ardhje.

Pak para nisjes për në Kosovë, ishte sëmurë. Për këtë arsye kishte vendosur të mos fluturojë. Ditë më vonë, kur shëndeti i saj u përmirësua, Merita vendosi të shkonte në Kosovë me veturë, së bashku me familjen e saj.