Kur s’e do, s’e do: S’e ka ditën e tij dhe i huq krejt gjuajtjet për tri pikë

Përpos kualitetit, në sport ka rëndësi të madhe të jesh edhe në ditën tënde më të mirë dhe në disponim për të luajtur.

Në të kundërtën, gjithçka bëhet e vështirë dhe dështimet janë të pashmangshme e të paevitueshme, shkruan “Gazeta Express”.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këtij basketbollisti, i cili nuk e kishte ditën e tij.

Ai dështoi në shumë tentime që i bëri në gjuajtjet për tri pikë, në pozita të ndryshme, ndërsa në disa prej gjuajtjeve nuk e preku as harkun.

Shikuesit e pranishëm u munduan ta mbështesnin duke i dhënë kurajo, por s’mundën të bënin asgjë.

Ata kanë mbetur të befasuar nga ajo që e panë dhe kishte prej tyre edhe që qeshnin nga huqjet e tifozit.

Video u bë virale pasi është mjaft e pazakontë. /Gazeta Express/