Gruaja gjermane i la gjithë pasurinë pasi ndërroi jetë, shqiptarja e rrëfen: Edhe shtëpinë e saj e kemi…!

Entoleta u largua me bashkëshortin dhe djalin e tyre në Gjermani vite më parë. Asokohe ishte në pritje të fëmijës së dytë, dhe për të largimi dhe përshtatja me një vend tjetër nuk ishte e lehtë. Shteti gjerman i dërgoi në një fshat, ku u njohën me një grua gjermane, e cila iu ndryshoi tërësisht jetën.

Notaj tregoi se e moshuara, të cilën e konsideroi si një nënë të dytë, e kishte ndihmuar familjen e saj që të bënin letrat. Por pasi e moshuara ndërron jetë nga një së mundje e rë ndë, ata zbu luan se iu kishte dhuruar të gjithë pasurinë e saj.“Kishim vendosur që hotelin do ta bënte shtëpi për ne, që të jetonim së bashku. Donte të na merrte nga shtëpia që kishte lënë shteti gjerman dhe të na linte në pronën e saj.

Por nuk u realizua sepse u së mur me ka ncer dhe ndërroi jetë. Në fillim, pasuria i kaloi motrës së saj por e kishte lënë amanet, dhe pasuria kaloi te ne. Motra e saj edhe sot është kumbara e djalit tim. Tre ditë pasi ndërroi jetë, biseduam me motrën e saj dhe thamë që donim ta blinim shtëpinë.

Ajo tha se e ka për nder që të jetojmë ne.Sot e kësaj dite ajo vjen si në shtëpinë e saj, ndihet krenare që e kemi marrë ne. Nuk kemi hequr asnjë fotografi të zonjës që vdq. Ndihemi shumë mirë. dhe Burri i zonjës vendosi që të jetë kumbari i djalit tim të vogël.”, tregoi ajo.

Notaj tregoi se tani hotelin e kanë vënë në shërbim të emig rantëve shqiptarë.“Komshinjtë ishin të lumtur. Janë mbledhur të gjithë dhe kanë dërguar një peticion në ministri në Berlin që ne të qëndronim.”, tha ajo duke shtuar: “Tani ne japim dhoma mujore për emig rantët. Ndihemi si në Shqipëri, ndihmojmë shumë shqiptarë me dokumente dhe letra.”