Një video prekëse është publikuar në internet, që shfaq një burrë të ri duke vallëzuar me motrën e tij në dasmën e saj, pas aksidentit me veturë që e la atë të paralizuar.
Videoja prekëse shfaq Nikola Raguz duke u çuar nga karroca e tij me ndihmë dhe më pas duke vallëzuar ngadalë përreth sallës me motrën e tij Matea Raguz-Papac.
Nikola ia doli që ta bënte vallëzimin deri në fund, duke lënë shumë njerëz në lot, transmeton Gazeta Express.