Babai i Fatmir Haklajt: Djali Fatmiri 50 ditë i ka mbajtë burg për t’ju siguruar armatim UÇK-së

Babai i Fatmir Haklajt, Muharrem Haklaj kishte folur ekskluzivisht vite më parë për djalin e tij dhe lidhjet e tij me UÇK-në. Ai tregoi për kontributin e djalit të tij në furnizim me armë të luftëtarëve të UÇK-së.

Ai nën emocion rrëfei disa momente interesante të kësaj periudhe, kur lufta zhvillohej në Kosovë.

“kur u bënë rrëmujat në Kosovë, shpirtin e kish me ju ndihmue, shpirtin e kish me ju ndihmue, shpirtin e kish sa ma shumë me ju ndihmue me gjithçka mbi tokë nuk ju dhimbke shpirti, 50 ditë burg i ka ba në Gramsh me marrë armatim e me ju que, e ju betohem që kujtdo që ju kemi dhanë armatim pa asnjë qindarkë, pa asnjë interes, nuk ka kosovarë që në këtë trullë e ka dhanë një qindarkë…”