Hipën mbi deve për të raportuar, gazetarit i ndodh ajo që s’ia priste mendja

Një gazetar nga Kenia vendosi të jepte lajmet në mënyrë shumë të çuditshme, ulur mbi deve.
Gazetari së bashku me ndihmësin e tij hipën mbi deve, në tentativë për të filluar regjistrimet, por kafsha për një moment u nervozua dhe i hodhi të dy në tokë.

Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u dëmtua, ndërsa videoja po bën xhiron e botës.

Reporteri në fjalë po mundohej të zhvillonte një konikë mbi garën e deveve që zhvillohet në qytetin e Maralalit, ku profesionistët garojnë mes tyre dhe qyteti mbushet plot me spektatorë.