Në moshën 58 vjecare kosovarja lind fëmijën e saj të parë!

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në të premten në Leverkusen të Gjermanisë. Shqiptarja 58-vjeçare, ka lindur një djalë, për të cilën ishte e pazakontë dhe e habitshme.

“Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi”, raporton spitali Leverkusen.Nëna Flora dhe djali Floriani janë mirë, aktualisht po shërohen në repartin e lindjes, thonë mjekët e spitalit, shkruan Bild, përcjell Telegrafi. Flora ka thënë se ka pritur një jetë të tërë, për të lindur fëmijën e parë.

Pas një shtatzënie krejtësisht normale, foshnja ishte marrë nga prerja cezariane për të mos rrezikuar për ndonjë komplikim të papritur. I lumtur dhe krenar është shprehur edhe babai i të porsalindurit, Sjdi (72 vjeç), i cili ka thënë se plot 24 vite kishte dashur një fëmijë.“Floriani është kaq e bukur.

Ai ka sytë dhe hundën time. Ai është një dhuratë, një mrekulli e vërtetë”, tha ai.Gjinekologia që ka asistuar në lindjen e Florës, ka thënë se në dhjetë vitet e saj në spitalin në Leverkusen, ajo kurrë nuk kishte përjetuar një lindje të tillë.