Kjo shtëpi në Angli është ‘gëlltitur’ nga bimët – fqinjët në ‘telashe’, por thonë se është një njeri i mirë ai që jeton aty

Një kopsht me bimë shumë të rritura ka përfshirë një shtëpi, duke bërë që fqinjët të ankohen për pronën e mbushur me hardhi.

Një varkë, një furgon dhe një makinë fshihen nën “tapetin” e gjelbërimit që ka pushtuar pronën në Ramsgate, në Kentin lindor, Angli

Madje, një fqinj është ankuar se duhej të rindërtonin murin e tyre për shkak të depërtimit në pronën e tyre të “bimësisë jashtë kontrollit”.

Pavarësisht pamjes së parregullt të pronës, vendasit thanë se banori misterioz ishte një “njeri i bukur, i mbajtur mirë”. /Telegrafi/