Ky është 17-vjeçari merakli i veturave, flet për mercedesin e tij të veçantë

Drin Osmani, rrëfen se qysh nga mosha 11-12 vjecare ka qënë i apasionuar pas veturave, ndërsa përkujdesin për veturat dhe dashurinë për to e mori nga babai, pasi sipas tij edhe ai që një kohë të gjatë është merakli i veturave.

Osmani rrëfen se kur për herë të parë e shpërndau në grupin më të madh të meraklive të veturave në facebook, “Marakli t’kerreve”, pati shumë oferta për blerje.

Por i riu rrëfen se nuk e ka ndërmend ta shes, pasi është shumë i dhën pas tij.

Vetura e Drinit ka shumë vecanti, për të cilat më së miri i spjegon ai.