Diçka po zihet? Amerika ɑrmɑtos Shqipërinë

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese të ndihmës ushtɑrake për Ukrainën dhe vende të tjera aleɑte dhe partnere.

Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, njoftuan se nga 713 milionë dollarë ndihma ushtɑrake, rreth 322 milionë janë caktuar për vetë Ukrainën, ndërsa 400 milionë dollarë financime të reja ushtɑrake të huaja janë caktuar për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.

Zëdhënësi i tha Zërit të Amerikës se me këtë shumë do të ndihmohen aleɑtët e NATO-s të përmbushin rezervat e tyre të p rekura nga dhurimet për Ukrainën.

Pjesa e mbetur e paketës prej 713 milionë dollarësh, do të ofrojë artikuj mbrσjtjeje, trɑjnime dhe shërbime për rajonin Evropian ku përfshίhen Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia. Nga kjo shumë do të do të përfitojë edhe Republika Çeke dhe do të sίgurohet mbështetje shtesë për Bosnjën e Hercegovinën nën Fondin K undër Ndίkimit Rus. /VOA/