Ky është Deputeti Shqiptar që para 18 viteve shpalosi Flamurin Kombëtar në Parlamentin e Maqedonisë (PAMJE)

Sali Ramadani është një protagonistë i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve të 90-ta si deputet i PPDSH apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë.Ai sot është i harruar dhe kaloi edhe ky viti dhe nuk u përkujtua asnjë fjalë për deputetin e guxishëm.

I cili më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar dhe e shpalosi pranë sallës së Parlamentit. Kjo ngjarje tensionuese ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit të 9 korrikut të vitit të njejtë.