Hajdut me ‘zemër të madhe’! I vjedh makinën, POR i ‘dhuron’ biçikletën(VIDEO)

Një hajdut me ‘zemër të madhe’ mund të quhet ai në Meksikë.

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Agua Caliente në Meksikë, pasi një hajdut me biçikletë i është vënë pas një gruaje me makinë, deri në derën e shtëpisë.

Sapo gruaja ka ndaluar makinën dhe ka zbritur nga mjeti për të hapur derën e garazhit, ky i fundit ka lënë biçikletën dhe i ka hipur makinës dhe është “arratisur”.

Një vjedhje e hidhur për gruan pasi humbi një makinë që kushton mijëra dollarë, por si ngushëllim mund të mbajë biçikletën e hajdutit.