Balenciaga hedh në treg atlete të ‘shkatërruara’, një palë kushtojnë 1850 $

Këpucët e Balenciaga-s, shpesh herë gjenerojnë debate në mediat sociale për shkak të modeleve të tyre por krijimi i fundit i markës i ka habitur të gjithë. Koleksioni “Paris Sneaker” (atletet e Parisit) përbëhet nga atlete pothuajse plotësisht të shkatërruara, me të çara, gërvishtje, shenja që ngjajnë si baltë dhe pluhur. Këto altete të markës luksoze janë të limituara pasi vetëm 100 palë janë hedhur në treg dhe një palë kushton plot 1850 dollarë.


Ashtu si produktet e tjera të Balenciagas atletet e dëmtuara po shkaktojnë reagime të forta në mediat sociale. Disa njerëz mendojnë se atletet janë pjesë e një eksperimenti social të krijuar, për të provuar se klientët do të blejnë çdo gjë, sado qesharake të jetë mjafton të jetë r markuar me një etiketë luksoze. Të tjerë kanë bërë krahasime me Parisin dhe “Derelicte”, linjën satirike të modës të frymëzuar nga popullsia e pastrehë e qytetit të Nju Jorkut, e paraqitur në Zoolander.

Me një siluetë të ngjashme me Converse Chuck Taylor klasik, atletet Balenciaga vijnë në nuanca të zeza, të bardha dhe të kuqe. Sipas Balenciaga, detajet e dëmtuara janë për të treguar se “Paris Sneaker”(atletet e Parisit) janë “të destinuara për t’u veshur për gjithë jetën”.
Burimi:inputmag. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA