Ja si duken sot pesënjakët që nëna nga Kosova i lindi para 25 vitesh

Për shumicën e njerëzve kur dëgjojnë fjalën pesënjak, habiten dhe ju duket e pabesueshme.Mirëpo për pesënjakët nga Prishtina, nuk është diçka e pabesueshme, por diçka e bukur, e sinqertë dhe reale.

Si sot e 20 vjet më parë Familjes Bekteshi iu bashkuan edhe 5 anëtarë të tjerë, për një ditë, e këta ishin pesënjakët.

Në lidhje me jetën qysh atëherë e deri më tani flet njëra nga vajzat e cila lindi në po të njëjtën ditë me 3 vëllëzërit dhe motrën.

Ja rrëfimi i njërës nga pesënjakët:

Ishte Janari viti 1996 , ishte dimër, ditë e ftohtë, bora dhe acari kishin kapluar vendin por për një familje diku në një fshat të Vushtrrisë (Dumnicë) ishte dita më e gjatë dhe më e ngrohtë në zemrat e secilit anëtarë të kësaj familje. Familje kjo e cila u ndryshua rrënjësishtë po në atë ditë.

Në këtë datë ju shtuan familjes 5 anëtar të ri, lindëm ne pesënjakët e parë në kombin shqiptar, dy vajza dhe tre djem (Xheneta, Kushtrimi, Arjeta, Kreshniku dhe Kastrioti).

Ne kemi lindur në spitalin e Beogradit, ishim shumë të vegjël dhe me peshë të dobët, shumë shpejt u rritëm dhe u bëmë të zotë krejt kjo falë prindërve Shehnazen dhe Mehdiut, shkruan Gazeta Blic. Për ne janë kujdesur shumë edhe gjyshi dhe gjyshja e po ashtu edhe xhaxhai dhe hallat.

Ne kur arritëm moshën 1 vjeçare filluam të flisnim e të bëjmë hapat e parë. Ishim të pandashëm, ne vijuam mësimet në shkollën fillore ‘Dardania’ në Prishtinë, kanë treguar ajo për Gazetën Blic.Gjatë shkollimit fillor Zoti na sprovoi me një fatkeqësi, pikërisht kur ishim në klasën e 7-të, ne humbëm personin më të dashur në familjen tonë, Nënën.

Në vitin 2009 e humbëm nënën ndërsa për t’u kujdesur për ne ishte babai i cili u sakrifikua shumë për ne.Së bashku mblodhëm forcat dhe vazhduam tutje drejt realizimit të ëndrrave tona por edhe drejt dëshirës më të madhe që kishte nëna jonë.

Vazhduam shkollimin në shkollën e mesme gjimnazi ‘Xhevdet Doda’, për tre vite më radhë, kaluam një kohë shumë të mirë, momente shumë të mira.Pastaj erdhi koha e studimeve, u ndamë që të gjithë në drejtime të ndryshme, por asnjë herë nuk e lamë njëri-tjetrin anash, shoqëria jonë ishte e përbashkët, çdo herë shkonim në shtëpi bashkë.

Edhe pse pesënjakë, ne nuk ngjasojmë shumë me njëri tjetrin, Xheneta i ka ngjarë nënës, Kastrioti babait, Kushtrimi xhaxhait, Arjeta hallës, Kreshniku dajës. Veçoritë e përbashkëta të gjithë neve janë se të gjithë jemi të hareshëm e plotë vullnet.

Tani jemi në vitin e 2-të të studimeve, vazhdojmë të jetojmë bashkë, përveç këtyre gjërave të përbashkëta kemi edhe shumë të tjera sikur ngjyrat e shumë të tjera.