Njihuni me njeriun i cili pi 300 çaja në ditë, ia kalon edhe vushtrriasit që i pi 70

Të gjithë jeni në dijeni për efektin qetësues që japin çajrat në momente kur gjendeni në stres.
Ato përveç që rregullojnë gjumin, ndihmojnë të luftoni dhe urinë nervore.

Por në Mbretërinë e Bashkuar, gjendet një njeri i cili ka pasion çajrat dhe po ashtu ka profesion t’i pijë ato çdo ditë.

Është Patrick Geldard – Williams, ai i cili ka pranuar se shijon për një ditë të paktën 300 lloje çajrash.

Megjithatë kjo nuk përfundon me kaq, pasi në kompaninë ku ai punon në testimin e çajrave ai thotë se ka arritur të thyej rekordin pasi në një nga ditët kishte shijuar deri në një mijë çajra në ditë.