Emocionuese, 2 vjeçari me paralizë shijon për herë të parë detin

Një djalë dy vjeçar me paralizë cerebrale ka mundur të hyjë në det për herë të parë falë një karrige me rrota të specializuar. Pamjet emocionuese tregojnë vogëlushin Joey Leathwood, nga Sheffield, duke qeshur teksa po shikonte valët e detit.

Ai zakonisht nuk pëlqen që të shkojë në bred të detit për shkak të problemeve shëndetësore megjithëse e do ujin. Por tani, falë një karrigeje me rrota, rezistente ndaj ujit, të marrë me qira atyre falas nga një organizatë bamirëse lokale, ai ka shijuar detin.