Atifete Jahjaga argëtohet në lokalin e natës ku performoi Dafina Zeqiri

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mbrëmë ka shijuar jetën e natës në Prishtinë.

Jahjaga mbrëmë u pa me miqtë e sa në një prej lokaleve të natës në kryeqytetin e Kosovës, ku po performonte këngëtarja, Dafina Zeqiri.

Ish-presidentja duket se ka një lidhje të veçantë me këngëtaren Dafina Zeqiri, pasi kohë më parë ajo publikoi një video ku bashkë me këngëtaren këndonin këngën “Nana” gjatë promovimit të koleksionit “One in three”, koleksion ky i krijuar nga vetë ish-presidentja e Kosovës, ku Dafina ishte pjesë e setit “Pranverë”.

VIDEO