“Me m’thonë mytu, unë mytna’, mërgimtari tregon si u lidh me gjermanen

Pothuajse çdokush e njeh.

Rasim Avdyli nga Gjermania, ka marrë mijëra komente dhe pëlqime në videot e tij në “Tik-Tok”.

Në to, 48-vjeçari më së shumti flet për lidhjen e tij të dashurisë.
“Tu ble patika jemi njoftë, para 1 vit e gjysmë, ja kam marrë “Facebook”-un edhe prej atëherë jena bashkë”, tha Avdyli.

Mënyra se si ai e trajton të dashurën e tij gjermane ka bërë që të marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve në rrjete sociale.

“Bukën prej goje e nxjerri ja dha ksaj, e du ma shumë se veten”, shtoi ai

Avdyli, shprehet se dashuria mes tyre është aq e fortë, sa që ai e ka bindur të dashurën e tij të ndërrojë edhe fenë.

Kjo pasi ajo e ka ndihmuar në momentet më të vështira të jetës.

“Kam pas probleme familjare, jam kanë keq, po kjo ma ka ndreqë jetën”, tha pos tjerash Avdyli.

Edhe pse dikur ishte i martuar me një shqiptare, një gjë të tillë shprehet se nuk do ta bënte asnjëherë.

“Nashta dikush munet, ama unë me shqiptare smuna me rrnu”, u shpreh mërgimtari.

Ndryshe, 48-vjeçari nga Mitrovica çdo ditë mëson të dashurën e tij të flasë gjuhën shqipe.

Për më shumë, ndiqni intervistën më poshtë.