Ky është Shqiptari që i shërbeu Titos, Rugovës e Thaçit (Video)

Ndonëse ka mbushur te 72-tat Ibrahim Qerimi ende nuk i ka harruar mësimet që i ka ndjekur dikur në fushën e hotelerisë.

Qerimi në vitin 1974, apo në kohën e ish-Jugosllavisë, kishte fituar vendin e parë si shërbyesi më i mirë dhe më i shpejtë, ndonëse kishte pjesëmarrës nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi. Gazeta ‘Rilindja’ kishte shkruar në atë kohë për suksesin e tij.

“Në Pejë kemi qenë tre kamariera nga Ferizaj. Kemi qenë rreth 60 apo 70 kamariera nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi, ne nga Kosova. Më ka rënë së paku tetë herë në kualifikime për garën e vendit të parë. Më në fund deshi fati që unë zura vendin e parë si kamerieri më i mirë në garën hoteliere në vitin 1974. Atë sukses e dokumentoj me fotografi nga Gazeta ‘Rilindja’”, shprehet për RTV Dukagjinin Ibrahim Qerimi.