Jepet kartoni i parë i bardhë në histori të futbollit – ka një kuptim të çuditshëm

Sporting Lisbona dhe Benfica u ndëshkuar me nga një karton të bardhë gjatë derbit të tyre të ashpër, pasi një rregull i ri u fut në Portugali.

Kartonët e verdhë dhe të kuq përdoren zakonisht, megjithatë kartoni i bardhë gjatë ndeshjes së kategorisë së femrave u dha për herë të parë.

Reklama
Me Benfican që kryesonte 3-0 në atë kohë, stafi mjekësor nga të dyja palët vrapoi në ndihmë të një lojtareje që thuhet se u ankua se ndihej e sëmurë në pjesën e parë.

Pas problemit, gjyqtarja u pa duke nxjerrë një karton të bardhë për të dy stafet mjekësore, gjë që u prit me brohoritje nga turma në Lisbonë.

Kartonët e bardhë janë prezantuar si pjesë e një nisme të re për zyrtarët që të njohin dhe lavdërojnë klubet për lojën e ndershme gjatë përballjeve dhe u prezantua për të përmirësuar vlerat etike në sport.

Edhe pse ende nuk është një praktikë e zakonshme, kartoni i bardhë është pjesë e një sërë prezantimesh të reja në futboll. Përveç kësaj, zëvendësimet dhe koha shtesë – siç u pa në Kampionatin Botëror – janë futur për të përmirësuar edhe më tej futbollin.

Benfica fitoi ndeshjen 5-0 dhe kaloi në gjysmëfinale. /Telegrafi/

(Visited 47 times, 1 visits today)