Receta e iftarit: Përgatitni pulën e pjekur në salcë mustarde

Pula e pjekur në salcë është një pjatë shumë e thjeshtë, përgatitja e së cilës nuk zgjat shumë dhe nuk kërkon shumë përbërës.

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 kg kofsha pule,
– 2 lugë vaj ulliri,
– 2 lugë mustardë (senf),
– 2 lugë mjaltë,
– 6 thelpinj hudhër,
– kripë, piper dhe piper i kuq – sipas dëshirës.

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 220 gradë.

Në një enë ose në një dërrasë prerëse, lyeni të dyja anët e kofshëve të pulës me kripë dhe piper dhe vendosni në një enë pjekjeje me përmasa 20 × 30 cm.

Në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit, mustardën, mjaltin, hudhrën dhe piperin e kuq derisa të bashkohen mirë.

Lyejeni pulën me masën nga të dyja anët.

Piqeni për 35 minuta ose derisa lëkura të bëhet kërcëlluese.

Hiqeni nga furra dhe shërbejeni të ngrohtë!