Kosovari ka paguar 40 mijë euro për veturë luksoze, por s’i jep 3 euro për ta pastruar

Shpesh hasim në vetura luksoze në Kosovë. Por këtë herë një veturë luksoze është shumë më ndryshe.
Pavarësisht se çmimi i kësaj makine shkon diku 40 mijë euro, pronari ka hezituar që t’i japë 3 euro për ta pastruar atë, transmeton Indeksonline.

Mercedes E-Class nuk mund as të dallohet çfarë ngjyrë saktësisht ka si pasojë e papastërtisë që mbretëron në të. Si pasojë e kësaj veturës i janë mbuluar edhe tabelat, duke mos u pastruar.