Gropa gjigante në rrugë përpin makinën (VIDEO)

Një makinë që po kalonte përmes Via Pontina, në rajonin e Lazios në Itali është përpirë nga uji, pasi një pjesë e asfaltit ka rrëshqitur duke krijuar një krater të madh.
Sipas autoriteteve italiane, toka ka rrëshqitur nga moti i keq.

Edhe pse zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, një person që besohet të jetë drejtuesi i mjetit, është zhdukur dhe vijojnë kërkimet për të.
Sipas dëshmitarëve drejtuesi i mjetit është “gëlltitur” nga humnera dhe u zvarrit nga uji, por zjarrfikësit nuk e gjetën trupin, pasi vetura është rikuperuar por është bosh.

Në zonë po kontrollohet edhe nga policia e trafikut në bashkëpunim me karabinierët për të gjetur të zhdukurin.
Provinca Latina është veçanërisht e prekur nga vala e motit të keq dhe janë përmbytur zona si Sabaudia, ndërsa edhe në Terracina po kërkohet një i humbur.