Kreu i koleksionit më të madh të artit afrikan të Francës goditi të martën, në një raport që kërkonte kthimin e mijëra veprave të artit në vendet nga të cilat ato u morën.
Stephane Martin, i muzeut “Quai Branly-Jacques Chirac në Paris”, i cili ruan më shumë se dy të tretat e 90 000 thesareve afrikane në koleksionet publike franceze, i tha AFP-sw se raporti kishte dëmtuar “gjithçka që ishte mbledhur dhe blerë gjatë periudhës koloniale, me papastërtinë e krimit kolonial”.
Komentet e tij vijnë disa ditë pasi një raport nga specialistët francezë dhe afrikanë të porositur nga Presidenti Emmanuel Macron, kërkoi kthimin e mijëra veprave të artit me një ndryshim radikal të politikës. Por, Martin tha se ndryshimi i ligjit për të mundësuar kthimin e thesareve, siç rekomandoi raporti, “i hap derën kompensimit maksimal”.
Drejtori tha se ai do të preferonte që veprat e mëdha të artit afrikan të “qarkullonin më gjerësisht”, në vend që t’i dorëzonin ato përsëri: “Do të ishte një risi e madhe në ligjin francez, nwse do tw pwrcaktonte se çfarë ishte ose nuk ishte pjesë e trashëgimisë së saj. Muzetë dhe mbi të gjitha muzetë universale, janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore”.
Martin tha se “problemi i madh” me raportin e shkruar nga ekspertët francezë dhe senegalezë, është se ai “mbivendos riparimet historike mbi kontributin që ka dhene muzeu” në shpjegimin dhe ruajtjen e artit.