Thyen dritaret e lokalit në mes të ditës në qendër të qytetit polak, i dyshuari teksa ik nga vendi i ngjarjes goditet nga një veturë (Vide, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një burrë që me tullë thyen dritaret e një lokali në mes të ditës.

Por, ishte pikërisht një kalimtar rasti që u mundua ta ndal, megjithatë as ai nuk ia arriti qëllimit që të parandalojë dëmin material që ia shkaktoi pronarit të lokalit, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar në YouTube është filmuar më 21 tetor në qytetin polak Lubliniec, ku sulmuesi përveç që shkakton dëme materiale i vërsulet edhe burrit që deshi ta ndalë.

Me të kuptuar se mund ta pësojë keq, kalimtari i rastit largohet kurse sulmues pasi thyen dritaret tenton të vrapoj në anën tjetër të rrugës.

Megjithatë, aty e pëson keq – e godet një veturë që nga përplasja e fortë e rrëzon në tokë pa vetëdije.

Mediat lokale raportojnë se ai ka përfunduar në spital me lëndime trupore, kurse sipas ligjit në fuqi që është në Poloni, shkatërrimi i pronës private dënohet deri në 5 vite burgim. /Telegrafi/