Virale/ Punonjësi Refuzon T’i Shërbejë Klientit Të Shurdhër

Një punonjës i Taco Bell (zinxhir restorantesh fast food në Amerikë) është bërë viral në rrjete sociale pasi nuk pranoi t’i shërbejë një klienti të shurdhër që u përpoq të porosiste në një makinë Ohio.

Becky Burch ka postuar një video të mërkurën ku tregonte djalin e saj duke dhënë porosinë e tij, por që nuk e mori kurrë atë që donte.

“Ky është djali im i shurdhër duke u diskriminuar në makinë nga një punonjës i Taco Bell. Ai po përpiqej t’u tregonte atyre cfarë dëshironte dhe i thanë se ishte kundër rregullave të kompanisë që ta merrte porosinë e tij në këtë mënyrë. Me të vërtetë? Jam shumë e sigurt se ADA do të thoshte ndryshe. Njerëz të paedukatë”, tha ajo në videon që është shpërndarë më shumë se 12 mijë herë.

Becky shihet duke i dhënë celularin me listën e gjërave që dëshiron, për të cilat kasieri i shkruajti se nuk mund ta bëjë. Madje e kërcënoi se do thërriste policinë pasi po e regjistronte në kamera.