“Djemtë më të këqinj të vendit janë mbledhur në politikë” VIDEO

Kur një artist kritikon politikën kjo është një shenjë e mirë, sepse historikisht artistët janë shquar si avangardë e shoqërisë, mirëpo kjo ndodh shumë rrallë për të mos thënë asnjëherë.

Janë të paktë ata që guxojnë të flasin hapur dhe drejtpërdrejt për politikën, qeverisjen e me radhë.

Megjithatë ky nuk është rasti i këngëtares popullore, Shkurte Fejza, e cila në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ka kritikuar ashpër lidershipin e Kosovës, teksa guxon të quajë gangsterë disa pre udhëheqësve.

Këngëtarja e madhe me 45 vite karrierë në ekranet shqiptare tha:

Pak më herët ka qenë një hap shumë i dhimbshëm, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë shumë i papranushëm nga populli. Kosova ka pasur një fat të keq në udhëheqësi, sidomos pas luftës, para luftës ka qenë regjimi serb e shkoi si shkoi. Mirëpo, pas luftës, unë mund ta them kështu: djemtë më të këqinj që i ka vendi janë në elitën udhëheqëse të Kosovës. Më vjen shumë keq që po e them por në bazë të asaj qysh po zhvillohen gjanat, në bazë të asaj që asnjë qytetar i Kosovës nuk është i kënaqur me asnjë veprim të vetëm që bahet atje nga lidershipi.
Ata sikur nuk e ndiejnë Kosovën, se njeriu duhet me e ndi vendin e vet për me marr hapin e mirë, sepse ty të është dhënë përgjegjësia me votën e këtyre të shkretëve, ma pas një barrë në shpinë se nuk mund të luash si të vjen ty përsëmbari që të përfitosh personalisht.
Shembull po them: unë kam mendu që njerëzit mendojnë më mirë për shoqërinë, për vendin e vet, por ka ndodh e kundërta dhe mu më vjen keq që po e them.
Kritika ime është në përgjithësi, megjithëse ka edhe njerëz të mirë në politikë, por kryesisht ata që marrin vendime të mëdha janë për të të ardh keq. Këta që marrin vendimet e mëdha, nuk pyesin, guxojnë dhe janë si gangsterë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *