E dinit këtë kuriozitet? Ketrat mbjellin akѕidentaliѕht 1 milionë pemë në vit

Të gjithë – pothuajse – kemi atë ndjesinë për të kursyer diçka, për ta ruajtur, sepse do të na shërbejë dikur… E pra, këtë e bëjnë edhe ketrat, të cilët e ruajnë ushqimin e tyre duke e groposur.

Arrat, lisat dhe farat e groposura shpesh harrohen nga këto gjallesa dhe mbijnë. Falë kësaj amnezie, ketrat në fakt mbjellin rreth një milion pemë në vit.

Në këtë mënyrë, pa dashur, ketrat sigurojnë gjithashtu shfaqjen e burimeve të reja të ushqimit për pasardhësit e tyre. Ky është veçanërisht rasti për ketrat gri, të cilët ruajnë shumë ushqime nën tokë, në mënyrë që të kenë sa më shumë ushqim dhe në sa më shumë vende të jetë e mundur.

Kjo teknikë, e njohur si akumulim shpërndarës, ka si defekt pamundësinë e rikuperimit të të gjithë ushqimit të groposur, pra humbjen e shumë lajthiave dhe arrave, të cilat mbijnë dhe lindin pemë të reja.

Shpesh këto pemë janë gjithashtu të llojeve që nuk mund të kenë riprodhim dhe përhapje adeguate pa ndihmën e këtyre kafshëve të vogla.

Një faktor themelor në lindjen e farave të mbjella nga ketrat gri është zgjedhja e tyre e kujdesshme: ata së pari hanë farat e dëmtuara ose që prishen, të cilat nuk mund të ruhen, ndërsa “varrosin” farat më të shëndetshme që mund të rimarrin në të ardhmen, ose ato që do të harrojnë, duke bërë të mundur mbjelljen e tyre dhe rritjen e pemëve.