Besoni ose jo, ky fshat gjendet në Kosovë!

Sapo të hysh në rrugën në të cilën lidhet fshati i bukur Jezercë, pranë qytetit të Ferizajit, je zhytur në një natyrë magjepsëse, ajër të pastër dhe vend karakteristik.

Në shumë vende të Kosovës shohim fshtatra të bukura, por fshati Jezercë, po konsiderohet një vend magjik, ku lulet e bukura, pranë natyrës së gjelbër dhurojnë qetësi dhe rehati shpirtërore, shkruan albinfo.ch.

Fshati Jezercë është i pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrë magjepsëse për syrin e njeriut.

Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Vullnet Sadiku, ka realizuar disa fotografi të bukura nga kënde të ndryshme të këtij fshati, eksluzivisht për albinfo.ch.

Nga pamjet e ofruara, mund të shihni magjinë e këtij fshati ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në një vend të vetëm.