Fenomeni i rrallë në Mal të Zi, rrjedh ujë nga pema

Për disa ditë brenda vitit, në një livadh në Mal të Zi, mund të shihet uji që buron nga trungu i një mani 100-vjeçar.

Fenomeni natyror në fshatin “Dinoshë” të Tuzit është një pamje spektakolare dhe e pazakontë për ata që kanë fatin ta shohin atë.

Për këtë fenomen të martën ka shkruar edhe BBC, teksa kanë publikuar edhe një video të këtij fenomeni të rrallë.

Këtu mund ta shikoni videon