Наѕbullahu ‘i TikTok’ kaрet i tmerruar pas рarmakëve teksa tenton të largojë ‘frikën nga lartëѕitë’ (fotot)

Hasbulla Magomedov raportohet se gjatë turneut të tij në Australi po përpiqet të triumfojë mbi frikën e tij prej lartësive.

Ylli i famshëm i videove humoristike në TikTok, ka thënë më parë se frikën e vetme kishte atë nga errësira por duket se nuk ishte kështu kur vizitoi pikën e lartë të observimit Skydeck dje në Melbourne.
19 vjeçari trupvogël rus me sindromën e nanizmit, mbahej i tmerruar në parmakët e sigurisë teksa shoqëruesit e tij qeshnin.

Ai mbante sytë e mbyllura dhe refuzonte të ulte këmbët në dyshemenë e xhamtë poshtë vetes.
Por kulla Eureka është rreth 300 metra mbi tokë dhe pika Skydeck është nga më të lartat në hemisferën jugore të tokës.
I riu i famshëm mezi tërhiqte këmbët mbi xham teksa kamerat tregonin pamjet e larta e të mahnitshme të Melbourne.
“Hasbi është përpjekur shumë që të tejkalojë frikën e tij nga lartësitë”, thuhej në videon e radhës në TikTok.

Shumë fansa dolën gjithsesi në mbrojtje të idhullit të tyre të humorit: “Mos ki frikë Hasbi, unë jam 1.85 i gjatë dhe përsëri kam frikë nga lartësitë”, komentonte një prej tyre.
Një ditë më herët Hasbulla ishte parë të dilte në rrugët e Melbourne me një makinë luksoze portokalli Lamborghini Huracan.
Sensacioni i rrjeteve sociale shijon një jetë luksi që prej famës së gjetur nga videot e tij.
Ai rrethohet gjithmonë nga një grup rojesh sigurie dhe ka udhëtuar në Australi me një Rolls-Royce që kushton më shumë se 1 milionë dollarë.

Hasbulla u bë i famshëm në fund të vitit 2020 kur nisi të postonte videot e tij në Instagram e TikTok duke bërë shaka e hile të guximshme.
Me pamjen e tij unike dhe mendësinë surprizuese, ai krijoi shpejt një masë të madhe ndjekësish, si rreth 2.1 milionë në Instagram dhe 4.7 milionë në TikTok.
Hasbulla është aktualisht duke folur në disa evente në Australi.