“Ah toka e Koѕovës, ta hongѕha zemrën” – mërgimtari puth tokën рara se të largohet nga vendi рër në Gjermani

Rasim Avdyli, mërgimtari nga Gjermania, së fundmi ka postuar një video tejet emocionuese, ku ai dhe e dashura e tij gjermane shihen duke e puthur tokën e Kosovës tek sa largohen nga vendi në Aeroportin e Prishtinës.

“Ah toka e Kosovës, ta hongsha zemrën. Po më qanë zemra që po më duhet me shku, po çka me bo. Me emër të Zotit do të vina prapë”, dëgjohet mërgimtari duke thënë në video.

Kujtojmë se Rasim Avdyli, për shkak të dashurisë së madhe që ai ka për të dashurën e tij nga Gjermania, e cila para disa është konvertuar në myslimane dhe është martuar me të, ka marrë mijëra komente dhe pëlqime në videot e tij në “Tik-Tok”.