U martuan dy herë me njëri-tjetrin dhe e kthyen shtëpinë në teatër, çifti më i pazakontë në Shqipëri

Të ftuarit e kësaj të mërkure në emisionin “Rudina” kanë një histori të veçantë dashurie. Ata mund të konsiderohen çifti më i veçantë në Shqipëri pasi të dy janë martuar dy herë, por të dyja herët me njëri-tjetrin. Aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi është shprehur se nëse të tjerët marrin shtatë gra, ai zgjodhi të martohej dy herë me të njëjtën grua, që s’është askush tjetër veç aktores Raimonda Shundi.

Çfarë e bën akoma më të veçantë këtë çift artistësh, është fakti se ata vendosën ta kthejnë shtëpinë e tyre në një teatër. “Zonja e bujtinës”, është teatri më i ri privat në Tiranë, i cili është një teatër më intim se teatrot e tjerë dhe që i lejon dy artistëve ta shprehim më mirë veten mes artit të tyre. “Zonja e Bujtinës” tashmë e ka dhënë shfaqjet e para të cilat janë shkruar nga dramaturgu Naum dhe janë interpretuar nga aktorja Raimonda Shundi dhe aktori Ervin Bejleri.

Çifti i artistëve Raimonda dhe Naum Shundi rrëfyen se si u lindi ideja e krijimit të këtij teatri intim. Sipas Naunit, ata e ndërtuan këtë teatër pas shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi kështu askush nuk mund t’ua shemb.

Rudina: Dy herë të martuar me njëri-tjetrin

Naun Shundi: Ka burra që martohen me shtatë gra, unë dy herë të njëjtën. Ky është origjinaliteti.

Rudina: Pikërisht prandaj edhe kjo histori është kaq e bukur.

Rudina: Si lindi ideja e teatrit shkurtimisht, apo kjo është pyetja që kërkon përgjigjen më të gjatë?

Naun Shundi: pyetja mund të jetë e gjatë, përgjigja varet, mund të thuhet me dhjetë fjali, mund të thuhet me dy fjali mund të thuhet me dhjetë. Preferoj ta them me dy. Pas prishjes së teatrit kombëtar, gjë që për mua ishte shumë e dhimbshme sepse u bën gati 40 vjet që performojmë në atë skenë. Prishja e teatrit mu duk sikur më prishi shtëpinë. Këtu më lindi ideja që, jo se do bëja teatër për të kompensuar teatrin e madh kombëtar, tashmë të shembur, por të kontribuoja sado pak për të bërë edhe unë një teatër, me pretendimin që nuk do kishte mundësi të ma shembte njeri./tvklan.al