Aktori i njohur zbulon ‘gafën’ e transmetimit të motit, ‘regulloni hartën e Kosovës’

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka vënë re një detaj gjatë transmetimit të motit në Tv Klan.
Në hartën e Europës, vija që skicon kufirin midis Kosovës dhe Serbisë është e zbehtë dhe jo si shtetet e tjera.

Sipas Binajt kjo do të thotë se kufijtë e Kosovës janë të diskutueshëm.
Më tej ai i ka dhënë një këshillë miqësore kolegëve të Klanit, që të bëjnë ndryshimet e nevojshme.

”Një këshillë miqsore miqve kolegë tek TVKlan…Rregulloni hartën e Kosovë ssi shet të pavarur jo si ”kufij të diskutueshëm”, ka shkruar ai.