Kishin shkuar për t’i shikuar përgatitjet e programit të fëmijëve në shkollë, nënat italiane në sallë (Video)

Festat e fundvitit do të duhej të shërbenin për t’i bashkuar njerëzit e jo ndarë, siç ka ndodhur në videon e publikuar më poshtë.

Një grup nënash kishin shkuar në shkollë për të ndjekur nga afër përgatitjet e programit të shkollës në Sicili të Italisë, por ato janë filmuar duke u rr.ahur – dhe e gjitha ka ndodhur pasi që secila prej tyre kërkonte të zinte një vend të mirë, transmeton Telegrafi.

Dy nëna kishin pasur një mosmarrëveshje rreth vendit që u dukej i përshtatshëm për t’i filmuar fëmijët e tyre, gjatë përgatitjes së programit.

Por, pas disa momenteve situata eskaloi dhe ato filluan të g.rushtohen, e “valles” iu bashkuan edhe anëtarët e tjerë të familjeve.

Si pasojë e rrëmujës së krijuar, është dashur të ndërhyjë policia që ta vë nën kontroll situatën. /Telegrafi/