Duket si një mrekulli Krishtlindjesh. Tumori i paoperueshëm i një vajze 11-vjeçare është zhdukur dhe mjekët nuk e dinë sesi ka ndodhur.
Roxli Doss u diagnostikua në qershor me glioma, një tumor i trurit shumë agresiv, pasi filloi të kishte dhimbje koke.
Scott dhe gruaja e tij, Gena, e dërguan vajzën e tyre tek shumë mjekë, derisa u konfirmua lajmi i keq.
“Sëmundja është shumë e rrallë dhe shkatërruese për pacientin”, tha mjekja Virginia Harrod.
“Ju humbni aftësinë për të gëlltitur ushqimin, humb shikimin, aftësinë për të folur dhe keni vështirësi në frymëmarrje”.
Prindërve të Roxlit i duhej të luteshin për një mrekulli.
“Dhe mrekullia ndodhi”, tha nëna e saj e gëzuar.
Mjekët pohojnë se nuk mund të gjejnë asnjë gjurmë të tumorit kërcënues për jetën e Roxlit në MRI.
“Është e pazakontë dhe jemi shumë të kënaqur”, tha mjekja Harrod.
Si një masë paraprake, Roxli do të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimeve të tilla si imunoterapia. /oranews/