Blenë një karrige të përdorur vetëm 5 paund, ajo çfarë gjejnë brenda i lë pa fjalë

Një çift nga Britania e Madhe blenë një karrige të përdorur vetëm 5 paund, por brenda saj gjetën të fshehura disa bizhuteri diamanti me vlerë mbi 5 mijë paund.

Angela Milner-Brown, 50 vjeç dhe bashkëshorti i saj, Angus, 47 vjeç e kishin blerë karrigen e vjetër në një ankand 10 vjet më parë dhe më pas e kishin lënë në papafingo pasi nuk kishin para për ta restauruar.

Vetëm kur e zbritën poshtë për ta rregulluar zbuluan brenda saj bizhuteritë e çmuara.

“E blemë karrigen në një ankand për 5 paund vite më parë. Dukej sikur në të kishte fjetur ndonjë qen dhe ishte në gjendje mjaft të keqe. Në atë kohë nuk kishim mundësi financiare ta restauronin, kështu që e vendosëm në papafingo, ku qëndroi për shumë vite. Më në fund na u krijua mundësia që ta rregullonim, dhe dukej një mrekulli. Por, nuk na shkonte mendja se prej saj do të kishte akoma më tepër”, rrëfen 50-vjeçarja.

vite më pas, bashkëshorti im më surprizoi me një unazë diamanti me rastin e përvjetorit të martesës. Për Shën Valentin më dhuroi një palë vathë diamanti, ndërsa për Pashkë një karficë”, rrëfen ajo.

Angus i kushte gjetur bizhuteritë brenda karriges kur kishte nisur restaurimin e saj, por e kishte mbajtur të fshehtë që t’i bënte një surprizë bashkëshortes së tij. Kur të dy i ishin drejtuar një eksperti kishin zbuluar se bizhuteritë, që i përkisnin viteve 1889-1900, vlenin, të gjitha së bashku, më tepër se 5 mijë paund.