Sidrit Bejleri postoi një shprehje shumë domethënëse ku shkruhej: “Ramazan nuk do të thotë të humbasësh peshë, por të pastrohesh nga gjynahet! Ju uroj një Ramazan bekimesh, faljesh dhe shëndeti për ju dhe familjet tuaja!”
Ky muaj është shumë i veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët kanë nisur agjërimin edhe pse në kushte shumë të ndryshme për shkak të izolimit.
Muajin e Ramazanit e feston cdo besimtar, ku pjesë e agjërimit janë edhe vipat shqiptarë.
Sidrit Bejleri postoi një shprehje shumë domethënëse ku shkruhej: “Ramazan nuk do të thotë të humbasësh peshë, por të pastrohesh nga gjynahet! Ju uroj një Ramazan bekimesh, faljesh dhe shëndeti për ju dhe familjet tuaja!”
Dy reperët Mozzik e Getinjo përmes rrjeteve sociale bënë të ditur se po agjërojnë.
Edhe këngëtarja Çiljeta ka agjëruar këtë muaj, gjithshtu ka postuar edhe një foto pas faljes së namazit.
Ndërsa Fjolla Morina postoi një foto në kohën e syfyrit dhe shkroi: “Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na e dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”.
Çiljeta gjithashtu është një nga këngëtaret e cila agjëron. Ajo postoi një foto në kohën kur fali namazin, teksa shfaqej e mbuluar.
Gjithashtu edhe Fifi është një nga artistet që agjëron, duke u bërë pjesë e këtij muaji të begatë.
“Allahu na e pranoftë agjërimin”, shkruan Fifi në një postim në Instagram.
Reperi Don Arbas gjithashtu është ndër vipat që agjëron dhe i uroi të gjithë besimtarët me një foto të kalendarit të Ramazanit.
“Allahut i jemi falënderues që na e mundësoi arritjen e muajit të shenjtë të Ramazanit (Ramadan). Shumë nuk e patën këtë mundësi ta presin muajin e bekuar të Ramazanit e neve që na u dha kjo mundësi ta shfrytëzojmë ashtu si na ka hije dhe e lusim Allahun që të na mundësojë agjërimin e plotë që së bashku ta presim pastaj festen e Fiter Bajramit (In sha’Allah). Ja uroj besimtarëve këtë muaj të bekuar dhe ju dëshiroj Agjërim të lehtë dhe e lusim Allahun të na i pranojë Ibadetet tona Amin”, ka shkruar ai në profilin personal.