Stupcat me një video të publikuar e bëjnë hor Glauk Konjufcën! (Video)

Nje skec humoristik është paraqitur mbrëme qe i ka djegur paksa qeberisë. Stupcat kanë ironizuar me Vetëvendosjen përmes favoreve me të njofshëm.

Stupcat vazhdojnë të mbeten ndër humoristët më të suksesshëm në vend, të cilët janë aktiv me skeçe të shumta humoristike.

Në skeçin e ri, Gjyla shkon për t’u vaksinuar bashkë me shoqen e saj, teksa tenton që të hyjë pa rend, madje edhe të zgjedh vaksinën.

“Çfarë vaksine e doni, Pfiezer, AstraZeneca, çfare?”, e pyet mjeku me ironi.

Ndërsa, Gjyla duke buzëqeshur i përgjigjet “Ma e mira, ajo që e ka marrë Albini.

Por, pasi që mjeku e refuzon, Gjyla e merr telefonin në duar dhe kinse flet me ‘nipin’ Glaukun, i cili e ndihmon që ta marrë vaksinën ashtu siç dëshiron.

Madje, Gjyla zgjedh edhe vendin se ku ta marrë, pa i bërë asnjë kundërshtim mjeku, e me këtë ironizuan me Lëvizjen Vetëvendosjen me çështjen e punësimeve e kryerjen e favoreve, përmes njoftësisë.