Vogëlushja I Lutet Nënës: Mos U Largo Më, Nga Ne (VIDEO)

Personazhi i dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Rudina e cila kishte ardhur ekskluzivisht nga Gjermania për të rrëfyer historinë e jetës së saj. Jeta e Rudinës nuk ka qenë e lehtë.

Ajo është rritur në një familje ku varfëria dhe dhuna ka qenë e pranishme për shumë vite me radhë.

Më pas ajo u martua dhe mendoi se jeta e saj ndryshoi njëherë e përgjithmonë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Në një rrëfim të gjatë në “Ka një mesazh për ty”, Rudina tregoi për peripecitë me të cilat është përballur, por edhe bëri një premtim për tre fëmijët e saj.