Momenti kur rrëzohet kodra, autobusi shpëton për mrekulli

Rëshqitje të mëdha të tokës janë filmuar në Filipine nga një kamera ametore. Për disa sekonda, toka u drodh dhe kodra po rëshqiste. Aty do të kalonte një autobus, por që fatmirësisht ndaloi në kohë dhe u kthye prapa.

Ngjarja është filmuar nga kamera amatore e një prej personave që ndodhej brenda në autobus. Pemë, shkëmbinj e çdo gjë tjetër nisën të binin nga lartësia. E gjithë rruga u përpi nga dherat dhe u bë e pakalueshme.

Aty pranë ndodhej edhe një qytetar që po filmonte nga afër fenomenin. Ai u largua në çastet e fundit duke shmangur një tragjedi. /tvklan