Peshkaqeni kërcen papritmas në varkën e peshkatarëve

Ky është momenti tronditës kur peshkaqeni më i “shpejtë në botë” u hodh në kuvertën e një varke dhe gati sa nuk goditi një grup peshkatarësh të habitur.

Videoja e shpërndarë nga Cameron Sinclair, një nga peshkatarët në bordin e varkës së peshkimit, tregon një peshkaqen të Atlantikut duke kërcyer pranë varkës.

Grupi ishte duke peshkuar në brigjet e Massachusetts në SHBA në fundjavë kur bisha e detit u përplas pikërisht në kuvertë.

Teksa po përgatiten të marrin peshkaqenin në pjesën e prapme të varkës, një peshkaqen tjetër shfaqet pranë tyre dhe rrokulliset në ajër.