Ameerah Al Taweel është një princeshë 33-vjeçe e Arabisë Saudite e cila i ka inspiruar të gjithë me dëshirën e saj për ta bërë botën një vend më të mirë.
Kjo është historia e saj:
Princesha Ameerah është një grua e bukur, e vendosur dhe qëllimore. Ajo përballet me problemet njerëzore jo vetëm në Arabi Saudite, por në të gjithë botën.
Ajo ka vizituar më shumë se 70 vende për të kuptuar dhe zgjidhur problemet më të mëdha në botë, transmeton Gazeta Express.
Princesha lufton varfërinë dhe pasojat e katastrofave. Ajo merr pjesë në organizata bamirësie, ka krijuar një strehimore në Afrikën Perëndimore, u ka ofruar ndihmë viktimave të përmbytjeve në Pakistan, ka hapur një Qendër për Studime Islame në Universitetin e Kembrixhit, dhe ka udhëhequr një mision për të ndihmuar Somalinë.
Ajo ishte ndër gratë e para në vendin e saj që refuzoi abajasin – fustanet e gjata që mbulojnë gjithë trupin – dhe filloi të vishte rroba evropiane. Megjithatë, në stilin e saj modern ju mund të vëreni një fije të stilit tradicional arab.
Stili nuk është e vetmja gjë që e bën Princeshën Ameerah të jetë ndryshe. Ajo gjithashtu vozitë një veturë, ka shkallë të lartë edukimi të kryer në SHBA, dhe gjithashtu ka studiuar Administrim Biznesi.
Princesha mendon se të gjitha gratë në vendin e saj duhet të kenë të drejtat e tyre, dhe përpiqet që këtë ta bëjë realitet. Princesha Ameerah është shembulli perfekt i një personi që kombinon bukurinë, mendjen dhe zemrën e dashur. Njerëz të tillë definitivisht e bëjnë këtë botë një vend më të mirë.