‘Vendosini femijeve emra shqiptarë’, Shakohoxha sherr ne studio me Laert Vasilin dhe Marin Memën

Në studion e Soirée, të Jonida Shehut në Top Channel u diskutua mbrëmë për patriotizmin dhe gjuhën shqipe.

Të ftuarit folën edhe lidhur me vendosjen e emrave të huaj tek fëmijët. Teksa po fliste për një “bastardim” sipas tij të emrave, Laert Vasili u shpreh se shqiptarët nuk duhet të vëmë emra të huaj si Gerrhard apo Darling fëmijëve.

Mirëpo, Vasili u ndërpre nga gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha i cili e kundërshtoi ashpër Vkëtë të fundit. Shakohoxha u shpreh se fakti që jemi në shekullin e 21-të na jep të drejtën të bëjmë çfarë të duam dhe të mos gjykojmë askënd për zgjedhjet e tij apo saj.

Mendimi i Shakohoxhës nuk u mbështet nga Marin Mema, i cili, me të njejtin mendim si Vasili, ishte kundër vendosjes së emrave të huaj duke mënjanuar ato shqip. Debatet po zhvilloheshin me tone mjaft të ashpra saqë u desh ndërhyrja e moderatores, Jonida Shehu për të qetësuar situatën.