Ronaldo shpërthen në lot pasi sheh videon e babait të tij, rrëfimi i tij është prekës

Ylli i ftubollit Cristiano Ronaldo nuk u ka bërë ballë emocioneve kur i është treguar një video e babait të tij.

Ronaldos i është treguar një video e babait të tij, Jose Dinis Aveiro, ku ai shihet teksa lavdëron të birin për të arriturat e tij dhe shprehet krenar me punën e lojtarit.

Videoja ishte xhiruar qysh para fillimit të Kampionatit Evropian 2004, dhe i është shfaqur Ronaldos në emisionin e Piers Morgan, për të bërë që lojtari të shpërthejë në lot, transmeton lajmi.

“Nuk e kam parë asnjëherë këtë video. E pabesueshme. Nuk i kam parë asnjëherë këto pamje. Ku i keni gjetur. Duhet t’ua tregoj familjes sime” ka thënë Ronaldo, i përlotur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *