Rezultati i sondazhit: Marinën apo Luanën? Ja kë ndoqi mbrëmë publiku

Dy motrat Vjollca ishin në garë me njëra-tjetrën për shikueshmëri mbrëmjen e djeshme për herë të parë në karrierën e tyre si moderatore. Marina moderoi “Klanifornia show”, ndërsa Luana sezonin e tretë të “Shiko kush luan”. Para nisjes së dy spektakleve, “Xing.al” publikoi një sondazh në të cilin ju votuat për programin që do ndiqnit në mbrëmje.

Nga sondazhi rezulton se shumica e votuesve kanë ndjekur mbrëmë “Klanifornia show”. Mesa duket rikthimin e Marinës në ekran, publiku e ka pritur me padurim dhe moderatorja sapo e shënoi suksesin që në puntatën e parë.

Kujtojmë që edhe vetë Marina gjatë spektaklit i bëri thirrje Luanës të ketë kujdes sepse po e vëzhgon, por nuk harroi edhe t’i urojë suksese të motrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *