Nora Istrefi derdh lot si lum, Robert Berisha ka një mesazh special për të

Nora Istrefi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” te Arbana Osmani.

Këngëtarja gjatë emisionit është surprizuar edhe nga nëna e saj, Suzana, e cila dhe i këndon të bijës, duke qenë se shumë vite më parë ajo është marrë me muzikë.

Ka qenë vet Arbana Osmani e cila ka publikuar promon e këtij emisioni, ku shihet Nora e cila nuk pushon duke qarë.

Këngëtarja e cila ka pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti Robert Berisha ka marrë edhe një video mesazh nga ai ku këngëtarja shfaqet tejet e emocionuar.Gjithashtu përveç suprizave që ka marrë, Nora Istrefi do të këndojë edhe këngën e saj të re “Anna”.

“Të shtunën, histori të jashtëzakonshme tek “Dua të të bëj të lumtur” Special guest @noraistrefi që ka derdhur më shumë lot se çdo artist tjetër që ka ardhur”, ka shkruar Arbana Osmani në videon promo të publikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *