“U merr lekë për t’i futur në film?”/ Revoltohet Drilon Hoxha, regjisori përzë gazetaren e Top-Channel, e hedh në pishinë

Në bisedë e sipër me Kildën, Driloni e shtyn dhe vajza bie në pishinë. Pavarëissht kësaj, Kilda Hysenbegasi, afrohet pranë tij dhe e pyet sërish nëse ai u merr para njerëzve për t’i bërë pjesë në filmat e tij. Në fund, regjisori qesh dhe shprehet se ata që kanë dhënë para për të qenë në filmat e tij janë vetë miqtë e tij që kanë dashur ta ndihmojnë.

TIRANË– Regjisori Drilon Hoxha ka kërkuar që të ndërpritet intervista me gazetaren e “Top-Channel”, Kilda Hysenbegasi, pasi kjo e fundit e pyet nëse ai u ka marrë para njerëzve për t’i bërë pjesë të filmave të tij.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga emisioni “Pop Culture”, Hoxha ngrihet nga vendi ku po zhvillohej intervista, kërkon fikjen e kamerave, dhe që të hapet dera për të larguar gazetaren.

Në bisedë e sipër me Kildën, Driloni e shtyn dhe vajza bie në pishinë. Pavarësisht kësaj, Kilda Hysenbegasi, afrohet pranë tij dhe e pyet sërish nëse ai u merr para njerëzve për t’i bërë pjesë në filmat e tij. Në fund, regjisori qesh dhe shprehet se ata që kanë dhënë para për të qenë në filmat e tij janë vetë miqtë e tij që kanë dashur ta ndihmojnë.

Pjesë nga biseda

Kilda Hysenbegasi: Njerëzit thonë që ti për t’u dhënë një rol në film njerëzve, iu merr lekë atyre, domethënë ti nuk i paguan aktorët, por u merr para atyre…
Drilon Hoxha: Çfarë po thua ti tani? Ç’është kjo pyetje? Fike kamerën…S’e lamë kështu muhabetin…

Kilda Hysenbegasi: Seriozisht e ke ti këtë? Unë kam lexuar dhe për këtë gjë…
Drilon Hoxha: Ti je dhe gazetare, unë habitem si të mbajnë këta të TOP-it në punë njëherë…?

Kilda Hysenbegasi: Ore njerëzit duan një përgjigje….
Drilon Hoxha: Hiqe fare, hiqe fare…të thashë që në fillim mos më ngacmo…se ma kanë bërë edhe 500 persona të tjerë këtë pyetje.

Kilda Hysenbegasi: Ore njerëzit duan një përgjigje….
Drilon Hoxha: E di si është puna, mos ta bëjmë më fare këtë intervistë….

Kilda Hysenbegasi: Po ne s’mund ta lëmë kështu, s’e duhet ta mbyllim, duhet t’i japësh një mbyllje kësaj gjësë.
Drilon Hoxha (I flet dikujt tjetër): Hape pak derën të dalin këta, e ke parasysh…

Kilda Hysenbegasi: Duhet t’i japësh një mbyllje…
Drilon Hoxha: Po nuk bëhet mbyllje pra sepse të thashë që në fillim, nuk bëhet ai muhabet tashi….

Kilda Hysenbegasi: Hajde e mbyllim si njerëz….
Drilon Hoxha: Si njerëz e mbyllëm pra, ç’janë këto pyetje, a merr ti lekë….o djali mbylle atë kamerë! (shtyn Kildën dhe ajo rrëzohet në pishinë).

Kilda Hysenbegasi: Uauaua
Drilon Hoxha: Ua, unë s’di not…

Kilda Hysenbegasi: (Afrohet buzë pishinës) O drilon më thuaj të vërtetën, a u merr ti vërtetë lekë njerëzve për t’i marrë në film?
Drilon Hoxha: Unë nuk u marrë lekë se nuk jam Kumbari, e kam thënë, janë miqtë e mi që më kanë ndihmuar, jo që ua kam kërkuar. Hajde tashi, thahu se do marr ca lekë të tjera….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *