Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata kanë një miqësi shumë të mirë me njëri tjetrin dhe këtë e kanë vërtetuar që prej realizimit të filmit ku kanë luajtur së bashku.
Aktori ka publikuar në instagram një mesazh që i ka dërguar Elvana në një foto të Joelit bashkë me qenin.
“Sa i mirë o Zot, Joeli si Ami, qeni si ty”, shkruan Elvana krahas fotos, ndërsa Ermali e ka shoqëruar me disa emoji që qeshin me lot.
Ketë mesazh të Elvanës, Ermali e ka bërë publik ndërsa me humor shkruan: “Skandal, zbulohet biseda, ja pra miq, ja bullizmi i Elavana Gjatës në mesazhe”
Ky postim ka shkaktuar të qeshura mës miqve dhe fansave të aktorit të cilët kanë reaguar me humor lidhur me këtë situatë.