Blendi Fevziu gazetari dhe moderatori i njohur i emisionit “Opinion” ka dhene nje interviste per revisten ‘Class’.
Nuk kane munguar edhe pyetjet per jeten private pervec atyre mbi profesionin e tij si gazetar.
Blendi i eshte pergjigjur ‘100 pyetjeve’ dhe per here te pare ka folur me shume per dy vajzat e tij si dhe per bashkeshorten e tij ,Ines.
Sipas gazetarit arsyeja se perse marredhenia e tyre ka funksionuar gjithe keto vite eshte se Ines ka zgjedhur qe te ruaj nje profil te ulet publik.
Ndersa per historine e dashurise se tyre Fevziu rrefen se ishte nje rastesi e bukur e fatit dhe ishte nje dashuri me shikim te pare.
Ciftit u eshte dashur te presin 11 vite qe te ritakoheshin dhe te krijonin lidhjen e tyre.
Blendi ka treguar:
“E kam njohur nga miq te perbashket ne ate qe njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe une student i vitit te pare. Me bene shume pershtypje syte. Qe nga ajo kohe e humba dhe e ritakova pas me shume se 11 vitesh. Serish rastesisht.